Prokuroria ka pyetur nënën dhe babain e këngëtares Elvana Gjata, e cila ende nuk është marrë në pyetje nga organi i akuzës, pasi ajo ndodhet jashtë vendit.
Kështu, nëna e saj, Donika Gjata, ka deklaruar se është takuar për herë të fundit me vajzën në datën 3 tetor.
Ajo ka thënë për hetuesit se Ervin Mata ka një vit që bashkëjeton me vajzën e saj, ndërsa Mevjol Bilo, komandoja në kërkim që dyshohet se ka goditur për vdekje Fabian Gaxhën dhe që ka plagosur Martinajn dhe Eljon Haton, është nip i saj.
“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.
Gjithashtu, i janë marrë deklarime edhe babait të Elvana Gjatës, i cili ka thënë të njëjtën gjë.
“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton”,shkruhet në dosjen e Prokurorisë.
Në videon e mëposhtme gjeni një material në lidhje me konfliktin.
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...