Lajmi vjen dy ditë pasi Pallati Buckingham njoftoi se Sussexes nuk do të kthehen si anëtarë punues të Familjes Mbretërore, një veprim që përfundon në mënyrë efektive periudhën e tranzicionit për të cilën u pajtua pasi çifti shprehu vendimin e tyre për të lënë jetën mbretërore.
Princi William është “me të vërtetë i trishtuar dhe i tronditur vërtet” nga sjellja e vëllait të tij ndaj Mbretëreshës, raportoi Times duke cituar burime pranë familjes mbretërore, transmeton portal arbresh.info
Sipas gazetës, Duka i Cambridge u shtang nga përgjigja e Princit Harry dhe Meghan Markle ndaj Madhërisë së saj, të cilën burimi e përshkroi si ” fyese për Mbretëreshën”.
“Mos shfaq mosrespekt ndaj gjyshës tënde, Harry”, citohet t’i ketë thënë vëllau i madh atij të voglit.
Sipas The Times mosmarrëveshja midis Princit William dhe Princit Harry mund të bëhet përçarja më serioze mbretërore që kur Edëard VIII braktisi fronin në 1936 pasi ai u përball me dënim për dëshirën e tij për t’u martuar me amerikanën e divorcuar Wallis Simpson.
Një ndihmës mbretëror i tha gazetës se pavarësisht përçarjes, Princit Ëilliam i mungon vëllai i tij.
“Edhe pse i zemëruar me gjërat që ndodhën, atij i mungon shumë vëllau i tij. Gjatë jetës së tyre ata kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe i kanë ndarë gjërat bashkë, zyrën, fondacionin, takimet iu kanë bërë së bashku, prandaj ai nuk ndjehet mirë që po e humbet vëllaun e tij”, tha burimi anonim për The Times.
Më 8 janar 2020, Sussexes njoftuan vendimin e tyre për të hequr dorë nga rolet e larta në Familjen Mbretërore në mënyrë që të bëhen të pavarur financiarisht. Në deklaratën e tyre, Sussexes thanë se donin të ekuilibronin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, por theksuan se ata do të vazhdonin të respektonin detyrat e tyre ndaj Mbretëreshës, Komonuelthit dhe patronazhet e tyre./arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje