Kate Middleton bëri shaka për ‘sjelljen e shiut të Anglisë me vete’ ndërsa ajo dhe Princi William vazhduan turneun e tyre të goditur nga protestat në Karaibe me një vizitë në një shkollë në Bahamas mes rrebesheve të shiut.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit po bënin një udhëtim në shkollën fillore “Sybil Strachan” në Nassau këtë mëngjes, ku ata hynë në një klasë për të takuar nxënësit dhe stafin dhe iu bashkuan asamblesë së mëngjesit, shkruan DailyMail.
Kate, e cila kishte veshur një fustan nga marka “Self Portrait” dhe stoli të stilistit “Bahamian” nga Nadia Irena, tha ndërsa ecte nën një ombrellë në shi: “Oh zot. Moti, më falni, ne kemi sjellë shiun e Anglisë me vete”.
Dhe William tha gjithashtu: “Ne kemi sjellë motin, apo jo?” Në fakt, Mbretëria e Bashkuar po shijon mot të ngrohtë sot, pasi temperaturat arritën në 19 gradë cecliuz dhe njerëzit u dyndën në plazhet në të gjithë Anglinë jugore.
Ajo tha se tre fëmijët e çiftit: Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis “të gjithëve u pëlqen të jenë buzë detit”, duke shtuar: “Kështu që unë shpresoj se ata do të jenë në gjendje të përjetojnë ujërat tuaja të pastra dhe plazhet e bukura para shumë kohësh”./Kosovarja/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...