Princi Charles dhe Princeshë Diana patën një divorc të komplikuar që i trazoi ujërat në familjen mbretërore. Detaje nga martesa e tyre e shumëpërfolur dolën në dritë me kalimin e viteve, si dhe gjatë hetimit pas vdekjes së Princeshë Diana-s.
Sigurisht që divorci i Princit Charles nuk ishte diçka e lehtë për familjen mbretërore dhe mbi të gjitha nuk ishin të lehta për t’u përtypur deklaratat e Princeshë Diana-s. Prandaj Princi Philip i ka dërguar Diana-s disa letra, për të cilat mikesha e ngushtë e princeshës, Simone Simmons, foli në vitin 2008. Letra, që e bënë Diana-n të skuqej nga inati dhe turpi.
Simmons ka rrëfyer se ka folur për orë të tëra me Princeshë Diana-n dhe rikujtoi një bisedë ku princesha ishte e tërbuar nga nervat. “Diana ma lexoi një prej tyre, sepse ishte shumë e nxehur dhe imitonte zërin e Dukës së Edinburgut”, -është shprehur Simmons, e cila ka shtuar se njëra prej letrave ishte e shkruar me shkrim dorë, ndërsa njëra e shtypur me kompjuter.
Ajo tha po ashtu, se njërën prej letrave dukesha ia lexoi me zë të lartë, ndërsa tjetrën ia dha ta shikonte vetë.
Kur u pyet nëse në letra kishte fjalë poshtëruese për princeshën, mikesha e saj u përgjigj pozitivisht. Ajo pranoi se letrat ishin “ektremisht poshtëruese” dhe se njëra prej tyre e bëri Diana-n të skuqej. Deklarat e Simmons kundërshtuan pretendimet e Pallatit Mbretëror, se letrat e Princit Philiph ishin dashamirëse dhe u shkruan me qëllimin për ta ndihmuar Diana-n që të përballonte shkatërrimin e martesës së saj./ Living
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...