Princi largon titullin mbretëror: “Më quani thjesht Harry”

14:03 | 26 Shkurt 2020
A. B.

Princi Harry është kthyer në Britani pa gruan e tij Meghan, për të nisur një firmë të re eko-miqësore në Edinburgh.

Duka i Sussexit filloi sot raundin e tij të fundit të angazhimeve si anëtar i familjes mbretërore, ndërsa nisi një firmë të re udhëtimi eko-miqësore në Edinburgh me ç’rast u kërkoi delegatëve ‘ta quanin atë vetëm Harry’, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info

Princi Harry i cili do të tërhiqet nga titujt mbretëror në më pak se pesë javë, po qëndron në kryeqytetin Skocez, për një samit të punës të partneriteti Travalyst, i cili do të ketë një sistem të gradimit për përdoruesit për të ndjekur emetimet e tyre të karbonit.

Para se të dilte sot në skenë, nikoqirja Ayesha Hazarika, u tha delegatëve: ‘Ai e bëri të qartë se ne të gjithë duhet ta thërrasim pa tituj mbretërorë thjesht Harry. Prandaj zonja dhe zotërinj, ju lutemi jepni një mirëseardhje të madhe, të ngrohtë, skoceze për Harryn”.

Ai i tha ngjarjes në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave në Edinburgh se industria në Skoci ishte në pararojë për ta bërë sektorin më të gjelbër, duke thënë se mund të jepte një shembull për pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës.

Harry, 35 vjeç, i cili jetoi në Britani të Madhe tashmë jeton në Kanada, do të kthehet në Londër më vonë sot para se të vizitojë studiot e Abbey Road të premten, për të incizuar një këngë të re për Lojërat e tij Invictus me yllin e rokut Jon Bon Jovi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme