Princi Harry përzgjedh vëllanë si dëshmitar të martesës me Meghan Markle

16:13 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Kanë mbetur edhe tre javë deri tek edhe një dasmë mbretërore në Britaninë e Madhe.

Princi Harry dhe Meghan Markle do të gjenden para altarit të martesës më 19 maj në Windsor Castle dhe këto ditë po finalizohen detajet e fundit.

“Princi Harry i kërkoi vëllait të tij, Dukës së Kembrixhit, të ishte dëshmitar”, shkruan në njoftimin e pallatit mbretëror, transmeton telegrafi.

“Duka i Kembrixhit është i nderuar që të jetë njeriu kryesor”, shtoi Pallati Kensington në një deklaratë të shkurtër.

Theksojmë se të njëjtin rol Harry e ka luajtur kur Princi William kishte kurorëzuar me martesë lidhjen me Kate Middleton.

Rreth 600 persona do të marrin pjesë në dasmë, ndërsa rreth 2.600 të ftuar do të marrin pjesë në një festë në kështjellë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme