Princi Harry ka njoftuar se Meghan ka lindur një djal dhe të dy janë me shëndet të mirë.
Ata janë bërë prindër për herë të parë, dhe padyshim që janë tejet të emocionuar, shkruan BBC përcjell portali arbresh.info.
Por duket se Meghan për dallim nga anëtarët tjerë, djalin e saj nuk do e ekspozojnë për mediat kur të dalë nga spitali. Duka dhe Dukesha kanë vendosur të publikojnë një foto të foshnjës kur të jenë gati.
Duke folur pas lindjes së djalit, Princ Harry tha për mediat:
“Jam i emocionuar t’ju njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë me djalë, një fëmijë i shëndetshëm. Jam shumë krenar për gruan time.”
Princi gjithashtu shtoi se nuk kanë vendosur ende për emrin e foshnjës, duke u shprehur se nuk kishin shumë kohë për të menduar.
Foshnja, e cila ende nuk është emëruar, është i shtati në krye të fronit, prapa Princit të Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe fëmijët e tij – Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis – dhe Princi Harry. /arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...