Princi Harry gati hoqi dorë nga titulli mbretëror dhe përgjegjësitë në një pikë, por ishte bindur nga një anëtar i afërt i familjes, bëhet e ditur.
Ishte vetë Mbretëresha ajo që ia ktheu mendjen nipit të saj për të braktisur jetën si mbretëror, transmeton portali arbresh.info.
Princi 34 vjeçar dhe monarkja 92 vjeçare thuhet të kenë një lidhje shumë të fortë.
Thuhet se princi Harry dhe Mbretëresha kanë një marrëdhënie ndryshe, për dallim nga ajo e Mbretëreshës me princin William.
Biografja mbretërore Penny Juror tha se në dokumentar Meghan Markle: American Princess që Harry ishte një mbretëror ngurrues.
Ajo shtoi: “Unë mendoj se ka pasur një rrezik real në një kohë që Harry mund të kthejë shpinën në jetën e tij mbretërore dhe përgjegjësitë mbretërore dhe të shkojë e të jetojë diku i qetë.
“Në fund ai qëndroi një mbretëror”.
Sipas CBS Harry vendosi të mos braktiste detyrat e tij për hir të Mbretëreshës./Arbresh.info/
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...