Google ADS

Princi Harry dhe Meghan heqin dorë nga detyrat mbretërore

21:40 | 8 Janar 2020
A. B.

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, dukesha e Suseksit, njoftuan se po tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore dhe po punojnë për t’u bërë financiarisht të pavarur e se do ta ndajnë kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, këtë vit kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim, duke filluar krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni,” shkroi çifti në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

“Ne synojmë të tërhiqemi nga pozicioni si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, duke vazhduar të mbështesim plotësisht madhërinë e saj, Mbretëreshën”, shtuan ata.

Çifti deklaroi se lëvizja me kohë të pjesshme në Amerikën e Veriut do t’i lejojë të rrisin djalin e tyre me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar familjes hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme