Tanimë e dimë se çdo veprimtari, sjellje, qëndrim apo aktivitet i familjes mbretërore britanike duhet të jetë gjithmonë conform rregullave të protokollit, dhe zgjedhja e emrit për një fëmijë nuk bën aspak përjashtim.
Megjithatë duket se princ Harry dhe Meghan Markle, dukesha e cila jo pak herë ka ngritur krye mbi rregullat e oborrit, duket se janë shumë të vendosur për të zgjedhur ata emrin e fëmijës që pritet të vijë në jetë pranverën e ardhshme. Që prej shpërndarjes së lajmit të shtatzënisë së dukeshës së Sussex-it, të shumtë kanë qenë britanikët që kanë vënë edhe kuotimet e para rreth emrit të mundëshëm të trashëgimtarit të ri të familjes mbretërore. Në një fjalim të mbajtur në Australia House në Londër, princi Charles zbuloi se cilët emra kanë në mendje Meghan dhe Harry për bebushin apo bebushët që do të vijë/ vijnë.
“Gjatë turit të fundit në Australi, Harry dhe bashkëshortja e tij kanë marrë pafund sugjerime për emrin e bebit që po vjen. Të mbetet mes nesh, mendoj se Kylie dhe Shane janë ndër emrat e preferuar të tyre. Por, zonja dhe zotërinj mos prisni ndonjë emër si Edna apo Les”, -është shprehur princi Charles. Nuk përjashtohet mundësia që Meghan të sjellë në jetë binjakë, madje numri i basteve për binjakë ka qenë aq i madh, saqë kompanitë nuk pranojnë më kuotime.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...