Kanë kaluar 26 vjet nga vdekja e princeshës Diana, por teoritë rreth aksidentit fatal që i mori jetën vazhdojnë të monopolizojnë opinionin.
Dy vjet para se të ndodhte, Princeshë Diana parashikoi se do të vdiste në një aksident automobilistik. Zbulimi rrëqethës, i cili u bë i njohur si “Shënimi i gabuar”, detajohet në dokumentarin e ardhshëm Discovery + “The Diana Investigations”.
Në tetor të vitit 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor, Victor Miscon, për të “biseduar me të për diçka që kishte në mendje”. Miscon mori shënime të bisedës së tyre, në të cilën Diana thuhet se tha se “burime të besueshme”, të cilat ajo nuk i përmendi, e kishin informuar se mund të organizohej një aksident”. Diana në bisedën e tyre parashikoi se ose do të “përfundonte e vdekur ose e plagosur rëndë”.
Më 31 gusht 1997, Diana së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed, dhe shoferin, Henri Paul, u vranë kur Paul përplasi Mercedesin e tyre në një shtyllë në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogave, teksa përpiqej të shmangte paparacët që po i ndiqnin me motoçikleta.
Sipas asaj që raportohet në dokumentar, Miscon i dha shënimin e takimit të tij me Dianën, komisionerit të atëhershëm të Policisë Metropolitane të Londrës, Paul Condon, i cili e mbylli në një kasafortë.
Sapo pasardhësi i Condon, John Stevens, mori detyrën, ai u informua për ekzistencën e shënimit dhe vizitoi Victor Miscon në pranverën e vitit 2005 për sqarime të mëtejshme: “E pashë Miscon rreth një muaj para se të vdiste, rreth pranverës së vitit 2005, sepse shënimi më kishte shkaktuar shqetësim të madh dhe besoja se Diana ishte paranojake dhe nuk kishte shumë besim në atë që po zbulonte në shënim”, tha Stevens për Daily Beast.
Megjithatë, ishte një letër e dytë që Diana thuhet se shkroi në tetor të vitit 1996, dy muaj pas divorcit nga Princi Charles, që i bëri jehonë një parandjenjë të ngjashme.
“Unë jam ulur këtu në zyrën time sot në tetor (1996) dhe dëshiroj që dikush të më përqafojë dhe të më inkurajojë të mbaj kokën lart. Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja, burri im po planifikon një aksident me makinën time, dështimin e frenave dhe dëmtimin e rëndë në kokë, në mënyrë që t’i hapë rrugën atij për t’u martuar me Tiggy-n”, duket se ka shkruar princesha e ndjerë. Tiggy Lage-Burke ishte asistentja personale e Princit Charles nga viti 1993 deri në 1999.
Në serinë e re të dokumentarëve, Burrell shprehet: “Kur ma solli këtë shënim, princesha po kalonte një pjesë shumë të vështirë të jetës së saj dhe kështu emocionet e saj ishin të paqëndrueshme”.
Kur shkresa e dytë u bë publike në vitin 2003, këshilltari i saj ligjor, Victor Miscon, pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të ekzistencës së saj. Hetimi i Paul Condon arriti në përfundimin “me 100 për qind siguri” se nuk kishte asnjë komplot për të vrarë Princeshën Diana. Nuk ishte asgjë më shumë se një aksident tragjik.
“The Diana Investigations ” shfaqet premierë sot, 18 gusht, në Discovery+./dita/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë