Princesha Kate Middleton bën paraqitjen e parë publike pasi diagnostikimit me kancer

13:50 | 16 Qershor 2024
E.H

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e ka bërë të shtunën paraqitjen e parë publike prej se u diagnostikua me kancer pas një operacioni pesë muaj më parë.

Kate kaloi me karrocë së bashku me tre fëmijët e vet pranë “Trooping the Colour”, një paradë ushtarake vjetore, e cila mbahet në qendër të Londrës për ta shënuar ditëlindjen e monarkut britanik.

Turma e mbledhur në rrugë brohoriti dhe e përshëndeti princeshën teksa ajo parakaloi.

Kate njoftoi të premten se do të merret pjesë në shënimin e ditëlindjes së Mbretit Charles, pasi ka shënuar përparim në tretmanin mjekësor.

Në mars, ajo zbuloi se po i nënshtrohej kimioterapisë për ta mjekuar një lloj të paspecifikuar të kancerit.

“Po bëj përparim të mirë, por siç e dinë ata që i nënshtrohen kimioterapisë, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha Kate në një komunikatë, duke shtuar se përballet edhe “me disa muaj të tjerë” tretman.

Kate shtoi se “ende nuk e kam kaluar rrezikun” dhe zyrtarët thanë se paraqitja e saj të shtunën nuk nënkupton se ajo i është kthyer plotësisht jetës publike./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme