Google ADS

Princesha heq dorë nga froni për tu martuar me shokun e klasës (FOTO)

08:36 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Princesha e Japonisë, Mako Akishino ka hequr dorë nga titulli mbretëror që të martohet me shokun e klasës, i cili vjen nga familje e thjeshtë.

Japonezja 25-vjeçare u njoh me Kei Komuro kur të dy ishin studentë në Universtitetin e Tokios, nga ku lindi dhe dashuria e tyre.

Ai punon në një zyrë ligjore, ndërsa princesha do të humbasë cdo gjë nga jeta mbretërore për të nisur një jetë të re.

Mako është vajza e princit Akishino dhe mbesa e perandorit Akihito, të cilët vendosën se në krye të fronit tani do qëndrojë vëllai i saj. Telegraf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme