Gjatë një interviste në “Time to Walk”, Prince Uilliam ka ndarë disa sekrete nga fëmijëria e tij.
Ai tregoi se në një moshë shumë të re, Prince Charles inkurajoj atë, veten dhe Prince Harry që të qëndronin sa më shumë që të ishte e mundur në natyrë, transmeton portal arbresh.info
“Ai ( Prince Charles) përpiqej të detyronte Harry dhe mua që të dilnim për të ecur sa më shpesh”, tha ai.
“Atë kohë nuk na pëlqente kjo, por duke u rritur e kuptuam dhe e vlerësuam shumë qëllimin e tij”.
Uilliam ka folur edhe për shëndetin e tij mendor, ndërsa ka treguar se puna me Ambulancën Ajrore të Anglisë Lindore nuk ishte gjithmonë e lehtë.
“Të flasesh për ato punë padyshim që ndihmon. Nuk është se të jep shërim të plotë, por ndihmon”, tha ai.
Në një pjesë tjetër të intervistës, Prince Uilliam ndau disa nga këngët e tij të preferuara dhe domethënëse.
Duke folur për kohën që kaloi me nënën e tij, Princeshën Diana, ai foli për këngën “Simply The Best” nga Tina Turner, pasi ajo ishte kënga që ajo do të këndonte me djemtë e saj rrugës për në shkollë.
“Ajo e këndonte këtë këngë deri kur ne “zhdukeshim” nga oborri i shkollës”, tha ai.
“Edhe tani kur e dëgjoj këtë këngë, kthehem në ato kujtime kur udhëtoja me makinë me nënën time dhe sigurisht kjo këngë më sjell shumë kujtime”, tha Prince Uilliam.
Prince Uilliam ka treguar se të njejtën gjë bën edhe me fëmijët e tij, ndërsa ka shtuar se shumica e mëngjeseve janë “luftë masive” mes Charlotte dhe George rreth këngëve që duan./arbresh.info/
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës