Duka i Sussex e ka përshkruar veten, Princin e Uellsit dhe Dukën e Kembrixhit si ‘të bllokuar’ brenda sistemit të monarkisë.
Në intervistën “bombë” me Oprah Ëinfrey, Harry zbuloi shumë për familjen e tij, ndërsa theksoi se ai ishte në gjendje të shkëputej nga jeta mbretërore vetëm falë trashëgimisë së tij nga nëna e tij e ndjerë Princesha Diana, shkruan DM, transmeton portal arbresh.info
Ai pretendoi se para se të takonte Meghan, ai ishte i “bllokuar” në protokolit mbretëror, ndërsa zbuloi se babai i tij, Prince Charles “ndaloi së foluri me të” më kohën kur ai dhe Meghan po bëheshin gati që të largoheshin nga familja mbretërore.
“Babai dhe vëllau im janë të bllokuar. Ata nuk arrijnë që të largohen dhe mua më vjen keq për këtë”, tha ai.
Duke diskutuar marrëdhënien e tyre të prishur, Harry zbuloi gjithashtu se ai dhe babai i tij nuk ishin në gjendje të flisnin pasi Princi Charles ndaloi marrjen e telefonatave të tij.
I pyetur nga Ëinfrey pse u larguan nga Familja Mbretërore për të krijuar jetën e tyre familjare, Harry fajësoi një ‘mungesë të mbështetjes dhe mungesës së mirëkuptimit’.
Ai gjithashtu u pyet nëse e mërziti shumë Mbretëreshën me largimin e tij.
“Jo, unë kurrë nuk do ta mërzisja gjyshen time deri në atë pikë, kam shumë repsket për të”, tha ai.
Harry tha ndërsa ishte në Kanada ai kishte ‘tre biseda me gjyshen time dhe dy biseda me babanë tim, para se ai të ndalonte marrjen e telefonatave të mia’.
Ai gjithashtu zbuloi se Charles i kishte kërkuar që ai të vendoste planin e tij ‘me shkrim’.
Intervista e Prince Harry dhe Meghan Markle ka zgjuar kurreshtje të madhe, pasi për herë të parë janë zbuluar shumë “sekrete” brenda familjes mbretërore./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...