Duka i Sussex ka thënë se racizmi nga portalet në Britani të Madhe ka qenë një ndër arsyet se pse ai dhe gruaja e tij kanë vendosur që të largohen nga Britania e Madhe.
Princi Harry i tha Oprah Ëinfrey se media tabloide në Mbretërinë e Bashkuar është “fanatike” dhe krijon një “mjedis toksik” të “kontrollit dhe frikës”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Meghan në anën tjetër tha se mediat sociale ishin bërë bashkë me median për të “sulmuar” ata të dy dhe se shtypi i Familjes Mbretërore nuk ia doli që të mbronte atë dhe Prince Harryn nga historitë e pavërteta.
Kjo ka qenë një ndër intevistat e para që Prince Harry dhe Meghan Markle kanë zgjedhur që të flasin hapur mbi të gjitha që u kanë ndodhur në Familjen Mbretërore.
Prince Harry dhe Meghan Marke kanë marrë lëvdata për ‘guximin’ e tyre, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson nuk ka komentuar intervistën./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...