Në një intervistë për NBC, Prince Harry nuk ka patur mundësi që t’i shmanget pyetjeve që lidhen me marrëdhënien që ka ai me vëllaun e tij, Prince William.
Ai është pyetur edhe për marrëdhëniet me gjyshën e tij, Mbretëreshën, babain e tij, Prince Charles dhe anëtarët tjerë të familjes, transmeton portal arbresh.info
Gjatë intervistës kur ai u pyet për jetën e tij në Kaliforni dhe nëse i mungon vëllau, Harry e anashkaloi pyetjen në mënyrë elegante duke e kthyer fokusin te Lojërat Invictus dhe duke iu referuar gruas dhe fëmijëve të tij.
“Shiko, dua të them, për mua për momentin jam i fokusuar tek këta djem dhe familjet e tyre,” tha ai.
“Unë jam këtu dhe u jap gjithçka që mundem 120% për t’u siguruar që ata të kenë përvojën e një jete, ky është fokusi im këtu”, shtoi ai.
Princi fillimisht adresoi thashetheme përçarjen me vëllain e tij në vitin 2019, kur ai dhe Meghan morën pjesë në dokumentarin e ITV, Harry and Meghan: Një Udhëtim Afrikan.
Harry tha se “në mënyrë të pashmangshme ndodhin gjëra” duke pasur parasysh presionin e roleve në të cilat ai dhe William kanë lindur.
“Shumica e gjërave krijohen nga asgjëja, por si vëllezër, ju e dini, keni ditë të mira, keni ditë të këqija”, pati thënë ai.
Pasi ai dhe Meghan u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, Harry ishte më i drejtpërdrejtë në lidhje me raportin që kishte me vëllaun e tij./arbresh.info/
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...