Në intervistën e fundit që Prince Harry dhe Meghan Markle kanë dhënë, pasi ata u larguan nga familja mbretërore, ata tregojnë në detaje se pse kanë vendosur që të qëndrojnë larg Britanisë së Madhe.
Prince Harry ka theksuar se kishte frikë që Meghan do të pësonte të njejtin fat, sikurse nëna e tij, si Princesha Diana, transmeton portal arbresh.info
Duka i Sussex zbuloi se “shqetësimi i tij më i madh ishte përsëritja e historisë” në një pamje befasuese të lëshuar nga CBS.
Oprah kishte folur tashmë në lidhje me këtë intervistë, duke pretenduar se çifti do të zbulonte disa gjëra mjaft tronditëse, disa prej të cilave ishin absurde deri në pikën e përshkrimit të situatës si pa ndonjë shans për të mbijetuar.
Prezentuesja e njohur ka theksuar se temat do të jenë vetëm rreth atyre dhe jetës së re.
Fillimisht intervista duhet të zgjaste 90 minuta, por CBS ka raportuar se ajo ka zgjatur rreth dy orë.
Mediat në Britani të Madhe kanë theksuar se Mbretëresha Elizabeta II është zënë në befasi nga intervista, ndërsa besohet se Harry dhe Meghan nuk kanë arritur ta informojnë Mbretëreshën për planet e tyre paraprake.
Temat e mbuluara nga çifti mendohet të jenë martesa, prindërit, jeta mbretërore dhe puna e tyre bamirëse me shoqatën e tyre Archëell.
Intervista e plotë pritet të transmetohet në CBS më 7 dhe 8 mars./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...