Meghan Markle dhe Prince Harrye nuk ka gjasa të ndahen, sidomos tani kur janë në prag të martesës, por një parashikuese e fatit beson ndryshe.
Lyndsay Edwards ka parashikuar se viti nuk ka filluar mirë për Markle dhe Prince Harry, transmeton portali arbresh.info
Çifti do të fillojë të debatojë për përgatitjet e tyre të dasmës dhe është e mundur që ata të vendosin të anulojnë atë dikur nga muaji mars ose prill.
Ajo ka parashikuar se nëse marsi dhe prilli nuk do të jetë muaji i ndarjes së tyre, atëherë është e mundur që ata të shpallin fundin e marrëdhënies shumë pak kohë para dasmës.
Ndër të tjera, ajo ka shtuar se do të jetë pikërisht Prince Harry që do t’ju jap fund gjërave.
“Unë kisha të drejtë kur e parashikova fejesën e tyre dhe gjithashtu kam parashikuar edhe kohën e dasmës”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se Meghan dhe Prince Harry shkojnë mirë gjatë kësaj kohe, sepse ende janë në fillim të marrëdhënies dhe ende janë duke njohur njëri-tjetrin.
Parashikuesja e fatit ka theksuar se Meghan do të luftojë deri në fund për marrëdhënien e saj me Prince Harry, por ka shtuar se pas ndarjes Meghan do të vazhdojë jetën e saj, sepse ajo është grua e fortë.
Edwards është falltorja e tretë që parashikon gjëra negative rreth lidhjes së Prince Harry dhe Meghan Markle.
Dy parashikuese të fatit tjera kanë theksuar se ndarja do të vie për shkak se Prince Harry do të tradhëtojë gruan e tij të ardhshme.
Markle dhe Princi Harry do të martohen në muajin maj./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...