Vetë Dukesha e Kembrixhit nuk ka folur shumë në media për atë pjesë të fëmijërisë së kaluar në Jordani, por këtë e bëri tani i shoqi, pikërisht gjatë ndalesës në këtë vend si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme.
Familja e Kate-t u shpërngul në Jordani majin e vitit 1984, kur ajo ishte dy vjece dhe e motra Pipa vetëm 8 muajsh. I ati, Michael, menaxher i British Airways duhet të vendosej në Aman për punë dhe i mori me vete.
Aty qëndruan disa vjet, periudhë kjo të cilën Kate e kujton me dashuri të madhe sipas William-it.
Kjo është dhe arsyeja përse 36 vjecarja u zemërua që nuk mund ta shoqëronte në këtë rrugëtim për shkak se nuk ka shumë që solli në jetë fëmijën e tyre të tretë, Louis.
Si për koincidencë, kreu i shoqatës së bamirësisë me të cilin William u prezantua gjatë kësaj vizite, e njihte mirë shtëpinë në të cilën kanë jetuar dikur Mildleton-ët.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...