Prince Harry ka zbuluar se i kishte “mbyllur të gjitha ndjenjat e tij” për dy dekada pasi që e kishte humbur nënën e tij, Princeshën Diana.
32 vjeçari, ishte gati të pësonte thyerje psikike, kishte kërkuar terapi dhe kishte filluar të merrej me boks që ta luftojë frustrimin ,shkruan The Sun.
Në një intervistë të sinqertë, Harry tha se ai më në fund u ballafaqua me dhimbjen në moshën 28 vjeçare kur ishte gati ta “grushtonte dikë”.
“Mund ta them sigurt se humbja e nënës sime në moshën 12 vjeçare, dhe ndrydhja e tërë emocioneve të mia për 20 vjetët e fundit, ka pasur një efekt mjaft serioz jo vetëm në jetën time private, por edhe në punën time poashtu”, tha Harry në një intervistë për Daily Telegraph.
“Mënyra se si përballesha me dhimbjen ishte të refuzoja madje të mendoja për nënën time, sepse, pse do të më ndihmonte ajo gjë? Mendoja se vetëm do të më pikëllonte, dhe nuk do ta kthente atë në jetë”.
Ai tha se është me fat se ishin vetëm dy vjet para se ai ta zbulonte se të fliste për problemet e tij do ta shpëtonte atë.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda