Fëmija i Princit Harry dhe Meghan Markle lindi mëngjesin e sotëm dhe është djalë. Bebi ka linduar rreth orës 5:26 të mëngjesit dhe peshon pak më shumë se 3.2 kg.
Konfirmimi i lajmit erdhi me një post në faqen zyrtare Instagram të Dukës dhe dukeshës së Sussex. “Foshnja mbretërore” dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. I porsalinduri është princi i parë me gjak afrikano-amerikan nga familja Windsor.”- shkruhet në njoftim.
Princ Harry ka folur për mediat e huaja dhe duket mjaft i lumtur, ai shprehet se:
“Unë jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë prindër këtë mëngjes , të një fëmije shumë të shëndetshëm. Jam tepër krenar për gruan time, dhe se si një grua mund të bëjë atë që bëni ju është përtej imagjinatës . Është diçka e jashtëzakonshme kjo eksperiencë, ne të dy ju jemi absolutisht mirënjohës për mbështetjen e të gjithëve ju, dhe jam në qiellin e shtatë.
“Ne ende pomendojmë për emrin , duke pasur parasysh vonesën (duke pasur parasysh datën që supozohej të lidnte Meghan, 28 prill), kishim pak kohë për të menduar për këtë, por ky do të jetë hapi tjetër. Ne do t’ju tregpjmë për dy ditë dhe siç pritet do të prezantohemi veten si një familje tashmë kështu të gjithë mund ta shohin fëmijën” përfundoi Harry.
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...