Google ADS

Princ Harry dhe Meghan pritet të zhvendosen në Afrikë për tre vjet

10:27 | 21 Prill 2019
A. B.

Princi Harry dhe dukesha Meghan Markle pritet të zhvendosen në Afrikë me një mision bamirësie që do të zgjasë tre vite, pas lindjes së fëmijës së tyre.

Meghan Markle dhe Princi Harry mund të zhvendosen në Afrikë për dy deri në tre vjet për një projekt ndërkombëtar, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info

Çiftit mbretëror, të cilët presin fëmijën e tyre të parë , do t’u jepet një rol që përfshin Komonuelthin, punën bamirëse dhe promovimin e Britanisë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Thuhet se planet janë hartuar nga David Manning, ish-ambasadori britanik në SHBA dhe Lord Geidt, ish sekretari privat i Mbretëreshës.

Edhe pse kjo gjë nuk vendoset deri në vitin e ardhshëm, ka gjasa që roli ka gjasa të jetë në Afrikë për shkak të lidhjeve të çiftit me atë vend. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme