Princ Harry dhe Meghan Markle i urojnë shëndet dhe shërim Kate Middleton

11:46 | 23 Mars 2024
K.B

Meghan Markle dhe princi Harry kanë bërë një reagim përmes Us Weekly, pasi princesha e Uellsit, Kate Middleton njoftoi më 22 mars se është diagnostikuar me kancer.

Ne urojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen. Shpresojmë që ta munden ta bëjnë këtë në mënyrë private dhe në paqe”, thanë ata, referuar teorive online që qarkulluan për “zhdukjen” e Kate.

Në një mesazh me video për publikun, Kate, e ulur në një stol të pallatit mbretëror bëri me dije se ekipi i saj shëndetësor gjeti praninë e kancerit pas operacionit të saj të suksesshëm në zonën abdominale. Mjekët e këshilluan që ajo të niste trajtimin preventiv të kimioterapisë. Kate, 42 vjeç dhe nëna e tre fëmijëve të vegjël, e cilësoi diagnostikimin si një “shokim të madh” dhe kërkoi privatësi dhe hapësirë ndërsa ajo dhe familja e tejkalojnë së bashku këtë sfidë.

Sa i përket Meghan dhe Harry, qysh prej ikjes nga mbretëria në vitin 2021, gjërat mes tyre dhe princit Ëilliam dhe Kate Middleton nuk kanë qenë aq të mira. Më pas, Harry publikoi “Spare”, një libër me kujtime, që e dëmtoi edhe më shumë raportin e tyre./anabel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme