Google ADS

Prezantuesja humb ndjenjat “live” në televizion

12:57 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Një prezantuese ka humbur ndjenjat gjatë një transmetimi direkt në televizion, gjë që shkaktoi duartrokitje të menjëhershme në publik.

Zhang Han nga Kina, ishte së bashku me një konkurrent duke e prezantuar për talentin e tij në shfaqje kur papritmas ra në dysheme.

Publiku mendoi se gjithçka ishte pjesë e skenuar, prandaj filluan të duartrokisnin për këtë ngjarje.

Pas disa momentesh, të gjithë shkuan për të ndihmuar 26-vjeçaren sepse u kuptua që gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.

Më vonë u mësua se humbja e ndjenjave ndodhi prej lodhjes nga puna dhe rënia e sheqerit në gjak./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme