Në prag të festivalit të njohur italian “Sanremo”, Alketa Vejsiu ka dhënë një intervistë ekskluzive për “La Stampa”, ku flet për pjesëmarrjen e saj në këtë festival dhe disa detaje private të pathëna më parë.
Moderatorja shqiptare është përzgjedhur në mesin e shumë vajzave të tjera të njohura për të prezantuar në “Sanremo”.
Ajo shprehet se në mesin e publikut do të jetë edhe familja e saj. Bashkëshorti Ardi Nelaj dhe vajza e Alketës do të ndjekin nga afër Alketa Vejsiun, pasi ashtu siç thotë moderatorja: “Familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur”.
Alketa shprehet e lumtur që do të ndajë skenën me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo,c: “Jam shumë e lumtur që do të ndaj skenën me Georgina-n. Jemi të dyja të huaja dhe më pëlqen ta mendoj Sanremo-n si një qytet të madh të bashkuar”.
“La Stampa” e përshkruan Alketën si një femër të bukur, por për moderatoren bukuria është shprehia e energjisë “Perfeksioni nuk ekziston, është iluzion. Energjia është reale, fsheh shumë sekrete. Të mbash zgjuar këtë energji është ajo që është e rëndësishme”.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...