“Presje” e Fifit publikohet të mërkurën

15:11 | 31 Janar 2023
K.B

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik si Fifi, tanimë ka publikuar disa këngë nga albumi i saj i ri “Vëmendje”.

E së fundi ajo i ka lajmëruar fansat e saj që të mërkurën do ta lansojë edhe projektin e saj më të ri.

Kënga quhet “Presje”, e cila do të lansohet ditën e nesërme (e mërkurë).

“01:02.23 ‘Presje’ ora 17:00”, ka shkruar Fifi në fotografinë e ndarë në Instagram.

Kujtojmë se artistja është në pritje të fëmijës së parë, dhe shumë shpejt ajo dhe i dashuri i saj Adis Patushi do të bëhen prindër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme