Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë këngëtaren Madonna në Instagram pasi ajo publikoi një video-montazh në mbështetje të Ukrainës.
Këngëtarja postoi në rrjetet sociale këtë video të premten e 25 shkurtit, për të shprehur mbështetjen e saj për vendin në mes të pushtimit në rrezik nga shteti i Rusisë, shkruan The Independent.
Madonna dënoi “pushtimin e pakuptimtë dhe të nxitur nga lakmia” e Rusisë, duke shtuar se “Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë”.
63-vjeçarja shkroi: “Ne të mbështesim President Zelensky! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!”.
Videoja e publikuar nga Madonna, shfaqte pamje të Ukrainës dhe Putinit së bashku me video të saj duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj të vitit 2006 “Sorry”.
Teksti i këngës shfaqet në ekran, duke përfshirë fjalët “Lies (gënjeshtra)” dhe “I can’t to it (Unë s’mund ta bëj këtë”.
Presidenti Zelensky (llogaria zyrtare e të cilit në Instagram është @zelenskiy_official) ka filluar ta ndjekë që atëherë artisten Madonna në Instagram.
Të tjerë, megjithatë e kritikuan fituesen e çmimit “Grammy” për videon e saj, duke e quajtur atë “narcisiste”.
Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Liashko, ka thënë se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.
Liashko shtoi se sipas të dhënave të operacionit janë plagosur 1115 persona, mes tyre 33 fëmijë.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se plani i pushtimit të Rusisë “nuk është afër realizimit” mes rezistencës së ashpër nga populli ukrainas.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...