Për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, sot është një ditë e shënuar. Djali i tij i vetëm Endrit Thaçi, feston plot 2 dekada jetë. Dhe për familjen Thaçi, ai ishte një fije shprese meqë Endriti është lindur në kohë lufte.
I pari i vendit, që është shumë aktiv në rrjetet sociale, e ka uruar të birin e tij përmes Instagramit, duke shkruar këto fjalë:
“Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë. Urime ditëlindjen e 20-të!”.
Endrit Thaçi tash 20 vjeçar, është i vetmi djalë i Presidentit, nga martesa e tij me Lume Thaçin. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BwMQtMhgszA/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...