Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dje pati një takim të veçantë me një fanse,të cilën e kishte takuar pesë vite më parë.
Ajo ishte e paralizuar dhe i kishte dhënë premtimin Ritës, se herën tjetër kur do të takohen ajo do të ecte vetë, shkruan /arbresh.info
Rita postoi një foto me këtë fanse në rrjetin social “Instagram “, ku thotë se:
“Më pëlqeu që u takuam sërish pasi ti më premtove që do të ecje dhe e bëre. Gjashtë hapa të pabesueshëm nga karrigia jote deri tek unë. Nuk kam për ta harruar kurrë dhe po, ne po rritemi bashkë. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri Rita”, ka shkruar ndër të tjera Rita sipër fotogrfisë me fansen.
Kujtojmë se pak ditë më parë Rita Ora ka publikuar këngën titull “Girls”, në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX
Po në të njëjtën ditë, këngëtarja ka nisur turneun e ri, i cili në ditët e para po ecën mjaft mirë, shkruan/arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë