Adele është në mes të turneut të saj ndërkombëtar e për momentin ndodhet në Australi, ku po mban koncerte të tipit “360 gradë”.
Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e “Hello” performoi në stadiumin ANZ për 95,000 persona, por edhe këtë herë incidentet e kanë ndjekur nga pas.
Në fakt, këtë herë asgjë nuk i ndodhi Adele-s, por s’mund të themi të njëjtën gjë për një prej fansave të saj, e cila u rrëzua dhe u dërgua menjëherë në spital.
Adele, sigurisht, ndaloi koncertin për t’u siguruar se personi në fjalë ishte në gjendje të mirë dhe e nisi shfaqjen vetëm në momentin që gjërat u rregulluan.
“Më vjen keq, por dikush u lëndua atje dhe më duhet të kontrolloj nëse është mirë”, – ka thënë Adele.
Ndërkohë persona që ishin prezent në koncert kanë thënë se artistja britanike filloi të qante në momentin kur pa se vajza ishte lënduar.
Shpresojmë që incidente të tilla të mos i ndodhin jo vetëm Adele-s e fansave të saj, por asnjë artisti. /Blitz.al/
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...