Google ADS

Pranoi komente negative pasi publikoi videon e hajnit në dyqan, reagon Rozana Radi

22:31 | 25 Gusht 2020
Arbresh Info

Diçka shumë e pakëndshme i ndodhi së fundmi këngëtares Rozana Radi.

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi, së fundmi është përballur me diçka shumë të pakëndshme.

Dyqani i këngëtares shqiptare Rozana Radi mbrëmjen e kaluar ka rënë pre e vjedhjes.

Radi ka bërë publike videon me momentin kur një person hyn në lokalin e saj. Në video duket qartë momenti kur personi i drejtohet sirtarëve dhe kontrollon, por nuk gjen asgjë.

E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Radi ka marrë komente negative ndaj të cilave ajo ka reaguar.

“E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës. Mendoj se shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sugjeroj të mos rrini Instagram-eve duke më mësuar si t’ia fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët qe po i pushojnë nga puna në masë, për televizionet që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtorë në kohë pandemie, për bukën që hamë e që të përmban 1000 pisllëqe brenda”, ka thënë ajo.

“Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua. Por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersen time! Kam filluar dita-ditës bindem ta lë këtë vend , jo sepse s’e dua, por njerëzit si ju më bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit. Mirë na e bëjnë qeveritë kur hipin atje lart. Ata preferojnë një shoqëri injorante, pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre personale,” ka përfunduar Rozana.

Këngëtarja ka konfirmuar për Top Channel se ka denoncuar rastin në polici dhe se tashmë kanë nisur hetimet.

https://www.instagram.com/p/CETr5LlhdUz/?utm_source=ig_embed

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme