Jo të paktë janë të rinjtë shqiptarë që synojnë tregun e huaj, kjo pasi shqiptarët tashmë veç e kanë vërtetuar se kanë talent për të sunduar tregun ndërkombëtar.
Këngëtari i ri, Dilan Reka, është njëri ndër ta, i cili së fundmi kishte fituar mundësinë për të konkurruar në aduicionet e spektaklit të famshëm, “X Factor” në Mbretërinë e bashkuar.
Mirëpo, të riut shqiptar i ka dalë një problem shumë i madh, pasi që në momentin që ai ka bërë aplikimin për vizë, ka marrë një përgjigje negative brenda 10 ditëve ku i ishte kumtuar lajmi se i ishte refuzuar viza.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se ka ngelur i revoltuar nga kjo ngjarje e cila i ka ndodhur.
“Të pranohesh nga @thexfactor për audicionet e ketij talent show te madh ne bote dhe te te refuzohet perseri viza , nuk e di jam teper i revoltuar dhe i merzitur me kete fakt . Keta nuk e kuptojne qe nuk shkaterrojne jo vetem deshiren time po deshiren e mijera te rinjve qe duan te behen dikush dhe te ecin…”, ka thënë ndër të tjerash Dilan Reka.
Dilan Reka e nisi karrierën e tij në Shqipëri në edicionin e katërt të “X Factor Albania”, gjersa u bë i njohur edhe pas pjesëmarrjes së tij në Festivalin e 55-të në Radio Televisionin Shqiptar. /Telegrafi/
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...