Arian Asllani, ose siç të gjithë e njohin – Action Bronson, ditë më parë erdhi në Kosovë pasi do të performojë sonte në festivalin Sunny Hill, që nisi mbrëmë me Dua Lipën.
Para se të zbres nata, artisti shqiptar që jeton në Amerikë, vizitoi Shkupin me dy miq të tij.
Ai postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me përshkrimin: ‘Vëllezërit e mi dhe unë në Shkup’ duke ia bashkëngjitur edhe flamurin shqiptar në fund të fjalisë.
Kjo gjë mesa duket nervozoi maqedonasit pasi shumë prej tyre komentuan nën fotografi duke thënë ‘pse flamurin shqiptar, është Maqedonia?’.
Kishte edhe nga ata që e ofenduan reperin duke i thënë ‘derr’.
Por, Bronson nuk reagoi dhe nuk mori masa për ta ndryshuar postin apo për ta larguar fotografinë, njofton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BmSbUVQhqJm/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare