Gjatë natës së sotme, banorët e nominuar të shtëpisë që kanë darkuar në oborr i janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga “Vëllai i Madh” mbi banorët e panominuar, dhe në të njëjtën procedurë kaluan edhe këta të fundit.
Kësisoj, në pyetjen e bërë se – “Cili nga banorët brenda duhet që të përballet me nominimin sa më shpejt që është e mundur?”, banorët e nominuar, teksa po darkonin dhanë përgjigjet e tyre.
Tre nga banorët e nominuar, përfshirë Andin, Lugatin dhe Vivienin kanë thënë se është Arta “ajo që duan ta shohin si të nominuar”.
“Arta, sepse kisha pas qejf ta shoh se si është në nomnim, si do të reagonte gjatë javës dhe si do ta merrte si proces. Do të më dukej interesant”, ka thënë Andi.
“Edhe unë i bashkëngjitëm komplet, Andit. Më intereson se si do ta përballonte sfidën gjatë javës, si do të reagonte kur ta dëgjonte nominimin, si do ta luante lojën e kështu”, ka thënë Lugati.
“Edhe unë mendoj që Arta, sepse e kam parë këto dy javët e fundit që po kërkon me një… Ajo është shumë inteligjente, por ka më shumë hije që të mbajë atë personin e asaj sesa të bëjë ulërima të panevojshme për diçka që ajo di ta menaxhojë mirë situatën edhe pa bërtitur fare”, ka thënë Vivien.
Vetëm Edoni, ka dhënë një emër tjetër.
“Mendoj që Artani ish dashur të ballafaqohet me nominim sa më shpejtë. Ndoshta do ta ndezte pak më shumë. Unë e kuptoj personalitetin e tij, për me i dhënë disa përgjigje të caktuara merr kohë më shumë se që duhet dhe mua më humbet fokusi”, ka thënë Edoni pos tjerash.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...