Me veshjen e saj të preferuar, me flokët bjonde dhe me buzëqeshjen e paharruar, me këto fjalë e ndjera Princesha Diana është përshkruar nga artistja saudite.
Portreti i punuar kryesisht nga rruzat, kristalet dhe gurët Swarovksi, është vepra unike që është shpërndarë mbi 100 mijë herë në Tëitter dhe është pëlqyer nga mijëra njerëz në Instagram, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, vetë artistja nuk është e befasuar nga kjo.
“Ndjehem shumë i kënaqur dhe falenderues, por në fakt nuk jam shumë i befasuar sepse Princesha Diana ka shumë admirues”, tha artistja Sarah Hussein Al-Zaidi.
Ajo thotë se ishte frymëzuar nga dashuria e saj që ka për Princeshën Diana dhe nga dashuria e saj për sintetizimin e materialeve të ndryshme në art.
“Mua më pëlqen e bukura dhe detajet”, tha ajo. “Sigurisht, arsyeja kryesore për zgjedhjen e këtyre materialeve është se ato shprehin bukurinë dhe i shprehin gratë në një mënyrë të bukur”.
Vepra e artit u shfaq në Hotel Assila në Jeddah./arbresh.info/
https://twitter.com/AlmuhanadSA/status/1169651530661801988?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1169651530661801988&ref_url=https%3A%2F%2Fgulfnews.com%2Fworld%2Fgulf%2Fsaudi%2Fsaudi-artists-unique-portrait-of-princess-diana-goes-viral-1.66879616
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...