Mozzik prej muaj ka paralajmëruar fansat e tij se po sjell një albumi të ri, i cili tashmë është finalizuar.
Pak ditë më parë përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi i njohur zbuloi se albumi që mban titullin “Lamboziki” do të publikohet më 14 shkurt, shkruan arbresh.info
Në kuadër të albumit, reperi ka njoftuar se është në përgatitje të një kënge me videoklip.
Xhirimet e videoklipit po bëhen në Zvicrën, saktësisht në Cyrih, kështu kanë bërë të ditur dy vëllezërit përmes postimeve në Instagram.
Por repereve iu është ndërprerë xhirimi nga policia zvicerane duke iu bërë një kontroll makinave të tyre luksoze, madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.
“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Cyrih”, thuhet në një postim të reperit.
Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje.
“Lajmet e Zvicrës veç ia nisen me fol për Lamboziki”, ka shkruar Mozzik.
Përndryshe, dy bashkëpunimet e tjera me Noizyn dhe Elvana Gjatën që tashmë janë lansuar janë gjithashtu pjesë e albumit. /arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor