Policia serbe nis hetim ndaj Gold AG pas publikimit të këngës ‘Medvegja’

01:33 | 17 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ky projekt muzikor, i finalizuar edhe me klip të xhiruar në këtë qytet të Kosovës Lindore, ka nxitur reagim tek mediet dhe shteti serb.

Ata e kanë quajtur si provokim klipin dhe këngën me tendenca që Medvegja është pjesë e Shqipërisë Etnike dhe kanë kërkuar hetim për reperin.

Kryetari i bashkisë së Medvegjës, Nebojsha Arsic, vlerëson se ky është një provokim dhe se ka kërkuar nga autoritet policore hetime të hollësishme.

“Kam kërkuar hetime të hollësishme dhe më pas do të marrim masa ndaj këngëtarit”, ka thënë shkurt për mediat serbe, Arsic.

Lajmi.net ka kontaktuar me reperin në lidhje me këtë çështje, por, ai nuk ka dashur të jap ndonjë reagim.

Kujtojmë që ‘Medvegja’ ka filluar të marrë pëlqimin e gjithë publikut shqiptar./Lajmi.net/

medd-363x300

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme