Muzikanti Liam Payne vdiq më 16 tetor pasi u rrëzua nga kati i tretë i hotelit CasaSur në Buenos Aires.
Sipas një raportimi të Mirror, policia ka hyrë në hotel në kërkim të informacioneve shtesë për stafin e hotelit.
Po kontrollohen kamerat e hotelit
Burimet thonë se hotelit i kërkohet t’u dorëzojë hetuesve pamjet e reja të sigurisë dhe të japë informacion për punonjësit. Aktualisht po hetohen punonjësit që kanë punuar ditën e vdekjes së tij, si dhe ata që kanë punuar disa ditë para aksidentit.
Hetuesit kanë folur tashmë me dy punonjës, duke dyshuar se ata furnizonin drogë për Liam.
Pastruesja dhe një punonjës tjetër dyshohet se e fshehën drogën në një kuti sapuni, të cilën policia e gjeti më vonë në dhomën e Payne.
Në hetim është përfshirë edhe truproja e Liamit
Siç raporton US Weekly, policia kontrolloi hotelin për dokumente shtesë, duke përfshirë librat e regjistrimit të hoteleve dhe mbledhjen e informacionit nga kompjuterët e hotelit. Hetimi përfshiu edhe Paul Higgins, truprojën e Liam, i cili mori në pyetje disa punonjës për të zbuluar se kush e furnizonte muzikantin me drogë.
Rezultatet paraprake të testeve zbuluan gjurmë të kokainës, benzodiazepinave, kokainës crack dhe “kokainës rozë”, e cila është një kombinim i metamfetaminës, ketaminës dhe MDMA. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...