Gjatë ditës së sotme, reperi Blunt është therë me thikë.
Për lajmi.net këtë sulm e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci, shkruan lajmi.net.
“Rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative”, ka thënë Borovci.
Po ashtu, policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë dhe se po punojnë në identifikimin e personave që kryen këtë akt.
“Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë”, shtoi Borovci.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...