Adhuruesit e muzikës së këngëtares së njohur nga Shqipëria, Enca Haxhiu, mëngjesin e sotëm janë zgjuar me një lajm ndryshe nga ç’janë mësuar.
Ajo është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kultivuar kanabis në ballkonin e banesës së saj.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, në goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike ka finalizuar operacionin policor i koduar “Balcony”, shkruan Arbresh.info
Këngëtarja e njohur kishte kultivuar bimë narkotike në vazo, në ballkonin e banesës së saj.
Policia e shtetit ka publikuar pamjet e banesës së Encës ku kultivonte bimët e kanabisit.
Ajo ndodhet në arrest, për shkak se në verandën e banesës së saj u gjetën pesë vazo, të cilat ishin kultivim i lëndëve narkotike.
Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, Policia e Shtetit konfirmoi arrestimin e këngëtares duke publikuar edhe pamjet e ballkonit ku po kultivohej kanabisi.
Njoftimi i policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.
Sekuestrohen bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike,
në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.
Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftim./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kultivoi kanabis në banesën e saj, vihet në pranga këngëtarja e njohur Enca
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...
3.6 miliard euro buxheti për vitin 2025, Murati: 9 për qind ...