Google ADS

Polici ushtroi dhunë ndaj një të riu, reperi Don Xhoni reagon me sharje dhe fyerje

09:01 | 30 Janar 2021
A. B.

Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, është tashmë emir më i lakuar në estradën shqiptare.

E së fundi reperi ka reaguar për një rast të tmerrshëm që ndodhi mbrëmë, shkruan portali arbresh.info

Bëhet fjalë për një video, e cila shfaq një polic duke ushtruar dhunë ndaj një 18-vjeçari, teksa vazhdimisht e xhiron atë me telefon.

Ngjarja e cila ka ndodhur në vitin 2018, ka shokuar të gjithë me të parë mënyrën se si polici e shfrytëzon autoritetin e tij, vetëm e vetëm për të ushtruar dhunë ndaj të riut.

Kjo video ka nxitur reagime të shumta, së fundi reperi Don Xhoni me anë të një postimi nuk u përmbajt dhe shpërtheu në sharje.


“Sante mi kapt 3 havera t’mahalles tu munu me majt familjen e vet. Kur erdha i pash me dur lidh m nxuni toka. Respekt per Policin e Kosoves, por çdo polic qe ushtron dhune vetem pse munet shkaku i pozites nuk sillet si njeri pa marr parasysh shkakun. Ja q***a familjen nuk po flas per krejt po vetem per individ qe e njollosin uniformen e shtetit. Gjithashtu e pershendes njani prej tyne qe e sheh kit storie e di qe gjithmon e ka pas anderr mem arrestu e ska mujt kurr. Tfala ki e robt ti q***a”, shkruan ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme