Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë që çdo herë personazheve të historive i bëhen surpriza duke ftuar persona të famshëm dhe të dashur të ekranit shqiptar.
Këtë herë i ftuar special për Irenën ishte këngëtari Alban Skënderaj. Por surprizave të Arbana Osmanit nuk i shpëtoi as ai vetë.
Arbana kishte ftuar artistin Çun Lajçi, i cili interpretoi një poezi të shkruar nga babai i Albanit në vitin 1997. Në këtë kohë Albani ishte larguar për në Itali dhe familja e tij nuk kishte marrë asnjë lajm nga ai për më shumë se një muaj.
“Unë jam natyrë që emocionoj dhe emocionohem shpejt. Fatkeqësisht jam në luftë të vazhdueshme me emocionet që të mos më rrëmbejnë. Më ktheve pas në kohë dhe më rrëmbeve me interpretimin tënd. Këtë poezi e ka shkruar babai im kur unë u nisa për në Itali dhe kisha më shumë se një muaj pa folur me ata”, tha Albani mes emocioneve.
Çun Lajçi i uroi Alban Skënderajt që atë ankth që kishte përjetuar babai i tij të mos e përjetonte ai vetë. “Shpresoj që ti të bësh çmos që fëmija yt të mos lëvizë nga vendi. Kemi bredhur në shumë vende, por nëse ne jemi ata që e duam Shqipërinë nuk mjafton vetëm fjala. Mjafton bima dhe këto lule që ta zbukurojnë dhe të kemi vërtet një Shqipëri që del nga ato këngë dhe poezi që kemi”.
Më poshtë do të gjeni poezinë e shkruar nga babai i Alban Skënderaj :
Tri javë pa sy,
Tri javë pa fjalë,
Unë dhe ime shoqe,
Dy të vdekur, gjallë.
Buzët…kapak burgu
Sytë, hije muzgu.
Kthejm’ kryet, shikojm’ nga deti,
Lëkundje, tërmeti
I kthejmë nga qielli, asnjë rreze dielli
Si statuja, ngrirë,
Me zemër të mpirë,
Shikojmë në errësirë.
Deti nxjerr të vdekur,
Ne presim të mekur,
Ne presim një lajm, një lajm për tim bir
Rrëmbyer nga ikja që s’pati mëshirë
Lutemi Zotit, qoftë lajm i mirë!
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...