Po ndjek shembullin e Sindit? Një djalë i virgjër aplikon në “Për’puthen”

23:14 | 11 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Pasi përfundoi turin në qytetet e Shqipërisë dhe trevave shqiptare, “Për’puthen On Tour” transmetohet çdo të diel në Top Channel.

Nga Shkodra, një djalë i virgjër konkurron për t’u bërë pjesë e formatit dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Moderatorja Bora Zemani pyet nëse aplikanti ka parë shembullin e Sindi Locit”.

Po ashtu është”, tha djali. Ndërkohë autorja Olsa Muhameti thekson se të jesh i virgjër në moshën e tij (20 vjeç) është mëse normale.

Po pse mendon se të qenurit i virgjër përbën lajm në moshën 20-vjeçare? Je akoma shumë i ri dhe të jesh i virgjër është mëse normale, nuk ke gjetur akoma vajzën ndoshta”, thotë ajo.

Në ditët e sotme të jesh i virgjër është pak e vështirë”, vazhdon aplikanti.

Më pas ka ndërhyrë edhe Atdheu, i cili teksa ka zbuluar moshën kur ka humbur virgjërinë ka theksuar gjithashtu se është mëse normale.

Është mëse normale unë 22 vjeç e kam filluar”, tha ish-konkurrenti./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme