“Po bëhet nami” – Sara i tregon Drilonit informacione nga jashtë, i tërhiqet vërejtja nga produksioni

09:28 | 7 Janar 2025
E.G

Së fundmi është bërë virale një video e banores së Big Brother VIP, Sara Kolamit.

Ajo po qëndronte në oborr me Drilon Ramën, të cilit i kërkoi që të afrohej për t’i treguar diçka në vesh.

“Jashtë po bëhet nami”, i tha ajo.

“E ku po e di ti”, ia ktheu në anën tjetër boksieri.

Asaj më pas ia tërhoqi vërejtjen produksioni duke i thënë disa herë: “Kujdes mikrofonin”.

E njëjta ka lënë të nënkuptohet se ka informacione rreth asaj që po ndodh me ta në këtë format.

Vlen të ceket se të hënën nga Big Brother VIP Kosova 3 u largua Gjesti, pas një televotimi kokë me kokë me Drilonin.

E finalja e madhe e këtij reality shou do të jetë më 24 janar.

Të ngjashme