Google ADS

“Plas” fiton Këngën Magjike

00:10 | 9 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Sonte është mbajtur nata finale e “Këngës Magjike 2018” Çmimin kryesor të këtij festivali e rrëmbeu kënga  “Plas” e kënduar nga Flori Mumajesi , e cila u votua në bazë të konkurrentëve që ishin në “Këngën Magjike”.

Flori u shpërblye edhe me çmimin “Balada më e mirë”, trofeun e të cilës ia dedikoi nënës së tij, shkruan rtv21.tv Në këtë natë me çmime u shpërblyen edhe 20 këngët të cilat arritën të kalonin në natën finale, pasi që u votuan një ditë më parë nga vetë artistët konkurrues.

Ky vit shënoi 20 vjetorin e festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili për publikun erdhi me befasi të shumta për publikun, si dhe për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejtpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”. Festivali u transmetua drejtpërsëdrejti edhe nga Radiotelevizioni 21.

https://www.youtube.com/watch?v=qTULrBgM9WA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme