Hajdutët kanë plaçkitur shtëpinë e këngëtares së njohur latine Shakira dhe bashkëshortit të saj, futbollistit Gerard Pique.
Prindërit e futbollistit spanjoll thuhet të kenë qenë brenda shtëpisë kur ka ndodhur plaçkitja ndërsa nuk kanë marrë asnjë lëndim, transmeton The Sun, shkruan arbresh.info.
Policia rajonale në Barcelonë kanë nisur hetimet për rastin i cili ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ende nuk ka asnjë të arrestuar ndërsa Pique kishte udhëtuar për në Gjermani aty ku Shakira ka performuar mbrëmjen e kaluar.
Hajdutët janë përshkruar si ‘profesional’ të cilët nuk kanë lënë asnjë shenjë të gishtërinjve, ata kanë vjedhur orë dhe byzhuteri të kushtueshme.
Një ngjarje të tillë e kishte përjetuar më parë edhe futbollisti i Liverpool-it, Philippe Coutinho të cilit i ishte plaçkitur shtëpia në Barcelona./Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...