Këngëtarja Rovena Dilo merr pjesë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike” ku konkurron me këngën “Cinderella”, të cilën e sjell në bashkëpunim me artistët Hit Man dhe Rolla.
E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit”, Rovena ka treguar se nuk i pëlqen aspak mënyra e votimit në festival pasi krijohen klane.
“Mua nuk më pëlqen formula votimit në Kënga Magjike, nuk marr pjesë për të fituar, ky riformatim që i është bërë votimit duke futur publikun, ka ardhur pikërisht nga pakënaqësitë lehtësisht mund të bëhen klane. Ne jemi këngëtarë që punojnë në një vend bëjmë një grup dhe ja japim Rudinës për shembull.
Për këtë arsye se nuk jam në ndonjë klan, nuk punoj me klane, nuk kap njerëz më jep çmimin do të jap kaq; jam aq shumë jashtë kësaj natyre. Jam munduar të sjell gjëra të reja, të bëj një lloj avandgardizmi dhe në lidhje me brezin që i përkas. Nuk e mban brezin duke qenë old-old, fakti që unë solla këtë energji nuk ishte më kot e para për ti dhënë një spunto të gjithëve që jo vetëm me balada mund të dukesh mirë. Nuk kemi hyrë me pretendime për çmimin final.”, u shpreh Dilo.
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...