Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt mund të rikthehen bashkë në atë çfarë askujt s’i ka shkuar ndër mend.
Ish-bashkëshortët thuhet se po e mendojnë seriozisht të luajnë bashkë për herë të parë në një film, tanimë që janë bërë sërish shokë.
Një burim tha për reviztën “Heat”: “Ata tanimë janë në kontakt. Papritmas doli një mundësi e artë për Brad dhe Jen për të bërë një film për herë të parë bashkë, çka po e marrin në konsideratë”.
Ky film nuk do t’i sjellë si një çift të dashuruarish, por do të kenë interaktivitet para kameras.
Burimi shtoi: “Nuk është se do të luajnë të dashuruarit apo diçka të ngjashme. Projekti është i zhanrit komedi romantike dhe personazheve të tyre do t’iu bashkohen rrugët. Producentët e filmit janë shumë të entuziazmuar dhe e dinë që ky mund të rezultojë një kast aktorësh bombastik”.
Në vitin 2001 Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë bërë debutimin e tyre të parë dhe të vetëm në një episod të “Friends”./tvklan.al
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...