“Shaka të sëmura, si duke bërë mu*** në shtratin tim … bënte shenja në fytyrë për të simuluar rrahjet”. Johnny Depp akuzon ish-gruan e tij, Amber Heard për keqtrajtim dhe se është ai që është abuzuar nga ajo.
Aktori i famshëm i Hollivudit, i cili paraqiti një padi për shpifje për 50 milionë dollarë kundër ish-gruas së tij, bëri një deklaratë në gjykatë të hënën e kaluar, duke dhënë hollësi për martesën e tyre të shkurtër: “I mohoj me forcë akuzat e zonjës Heard, të bëra në maj të vitit 2016, kur ajo hyri në gjykatë me shenja të pikturuara, të cilat nuk i kishte një javë më pas”.
Në dokumentet gjyqësore, të botuara nga revista “People”, me deklaratat e Johnny në lidhje me marrëdhënien me aktoren gjatë viteve mes tyre (2012-2016), mund të lexohen shumë hollësi të pa publikuara.
“Unë kurrë nuk kam abuzuar me znj. Heard apo ndonjë grua tjetër,” shkruan Depp, i cili pretendon se është viktimë e abuzimit.
“Duke përzier amfetaminat dhe drogat pa recetë me alkool, znj. Heard ka kryer akte të panumërta të dhunës në familje kundër meje, shpesh në prani të një dëshmitari të palës së tretë, gjë që në disa raste më ka shkaktuar lëndime të rënda fizike”.
Në deklaratën e tij, Depp gjithashtu deklaroi se ish-gruaja e tij në mënyrë të përsëritur “më godiste dhe dhunonte … hidhte objekte në trupin tim dhe në kokë, duke përfshirë shishe të rënda, kanoçe, qirinj të ndezur, telekomandë … që më lënduan seriozisht”.
Në vitin 2016, Depp tha se kishte kërkuar divorcin pas një episodi në të cilin kishte gjetur fekale në shtratin e tij. “Në mëngjes pasi ishim grindur, më 21 prill 2016, zonja ose një prej miqve të saj kishte bërë mu*** në shtratin tim, një shaka e sëmurë para se të largoheshin për Coachella …”.
Avokati i aktores, Eric George, natyrisht i ka mohuar akuzat kundër klientes së tij, duke theksuar të kundërtën dhe duke shtuar: “Përpjekjet gjithnjë e më të dëshpëruara të z. Depp për të rifilluar përsëri karrierën e tij, duke hedhur akuza të pabaza kundër kaq shumë njerëzve, që dikur ishin pranë tij – ish-avokatët e tij, ish-drejtuesit dhe ish-bashkëshortja – nuk mashtrojnë askënd”..gsh/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...